Republika e Kosoves

Prizren

Komuna nënshkroi memorandum bashkëpunimi me OJQ-në Ec Ma ndryshe.

2012/09/06 - 12:00

Ky memorandum do te përcakton kornizat e bashkëpunimit ne mes te tri palëve dhe është rasti i parë në Kosovë që komuna jonë po u krijon hapësira të mjaftueshme për OJQ-të që të monitorojnë gjithë vendimmarrjen komunale.
Pas nënshkrimit të memorandumit ambasadori i Clif u nënshkrua edhe në librin e Artë të komunës dhe theksoi se komuna e Prizrenit është shembull shumë I mirë në transparencë, sundim të ligjit dhe politika publike në interes të qytetarëve të saj.
Ambasadori Clif dhe kryetari Muja inspektuan edhe projektin e përbashkët të ndërtimit të shtëpive për qytetaret e komunitetit serb në lagjen nën kala dhe kërkuan qe ky projekt të realizohet cilësisht në dobi të qytetareve serb qe dëshirojnë të kthehen për të jetuar në Prizren.