Republika e Kosoves

Prizren

Komuna renovon dhe inventarizon zyret e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së

2021/06/04 - 8:24

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, vizituan Shoqatën e Veteranëve të Luftës ku dhe panë nga afër punimet e kryera për renovimin e tërësishëm të zyreve dhe inventarizimin e tyre.
Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se ky projekt, është vetëm një nga projektet e shumta të Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë së Administratës për promovimin dhe çmuarjen e vlerave të luftës.
Kryetari Haskuka po ashtu theksoi se kjo përkrahje, në mënyrë të pakursyer do të vazhdojë edhe në ardhmen ngase këtë ia kemi borxh dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë