Republika e Kosoves

Prizren

Komuna shënon ditën botërore të turizmit

2020/09/28 - 10:17

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka mbajtur një takim me akterët e fushës së turizmit, ku drejtoresha e DTZHE-së, Sevil Liman Kazaz ka prezantuar raportin e punës së kësaj drejtorie për periudhën 2018-2020.

Turizmi, në programin tonë qeverisës është protagonist kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, për të siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve, më shumë të ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët e komunës sonë.

Andaj, në vazhdën e aktiviteteve që po realizojmë për nder të Ditës Botërore të Turizmitit, sot së bashku me drejtoreshën e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, kemi prezantuar projektet, investimet dhe aktivitetet që kemi realizuar gjatë tre viteve të fundit, si: