2011/04/18 - 12:00
Programi i aktiviteteve mjedisore:
Organizimi i shënimit të 22 Prillit-Dita e Tokës;
Defilimi, pastrimi dhe mbjellja…
Furnizimi me fanella (shoq. ekologjike-22 prilli);
Furnizimi dhe mbjellja e luleve dekorative…
Shpallja e Konkursit publik për qytetar(22 prill);
Organizimi i Kuizit të Diturisë në shkollat fillore-AKEA;
Realizimi i projektit nëpër shkolla”Ambienti i bukur Shkollor;
Furnizimi me material bimor dekorativ, nëpër shkolla;
Realizimi i projektit të Shoq. Peshkatarëve Sportiv ”Drini Bardh”në Vërmicë;
Realizimi i mini-projekteve te shoqatave tjera ekologjike;
Organizimi i 5 qershorit-Dita botërore e Mjedisit;
Pastrimi ishtratit të Lumëbardhit, prej Marashit deri te Parku i Qytetit.
Bartës kryesor të këtyre aktiviteteve do të jenë Kuvendi Komunal, Shoqatat ekologjike dhe Kompanitë publike si “Ekoregjioni”, “Is company”, “Sherbimi” dhe “Xhaferi”.
22 Prilli –Dita Ndërkombëtare e Tokës
Dita Botërore e Tokës kremtohet në mbarë botën me anë të aktiviteteve të ndryshmeqë sjellin në vëmendje të opinionit publik rëndësinë dhe vlerat e rruzullit tokësor dhe të elementit bazë natyror të tij.
Me anën e këtyre aktiviteteve kërkohet që toka, ky burim natyror me vlera të mëdha, të shfrytëzohet e të mbrohet në bazë të kritereve të zhvillimit e përdorimit të qëndrueshëm.
Kjo ditë është iniciuar nga senatori i Winsconsin, Gaylord Nelson në vitin 1969 dhe përkujtohet që nga 22 Prilli 1970, kur 20 milion amerikanë morën pjesë në një demonstratë mjedisore, që u quajt “Dita e Planetit”.
Kjo ditë u rrit nga një ngjarje vjetore në Shtetet e Bashkuara, në një ngjarje globale dhe tashmë kjo ditë përkujtohet në rreth 180 vende të botës.