2011/04/12 - 12:00
Njoftojmë qytetarët, amvisëritë dhe bizneset, që gravitojnë në Sheshin Shatërvan dhe rrugët për rreth tij se pika publike e mbeturinave, me kontejner publik, në rrugën Shuap Spahiu, afër restoranti “ Alahambra “ , është eliminuar. Kjo pikë është eliminuar për shkak të rregullimit të rrugës, trotuareve dhe rëndësisë historike qe paraqet edhe shtëpia muze e Shuaip Spahiut, që është në
ndërtim e sipër. Në këtë pikë, tani e tutje është e ndaluar hedhja e mbeturinave. Mbledhjen- pranimin e mbeturinave do ta bëjë KRM “Ecoregjioni” dy herë në ditë, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, në formë ambulant, derë më derë.
Kërkojmë përkrahjen e qytetarëve dhe bizneseve që qyteti ynë të jetë sa më i pastër dhe pa pika grumbulluese të mbeturinave në mjedise frekuentuese dhe sheshe të hapura siç është shatërvani.