2014/03/03 - 12:00
Kryetari i komunës z. Ramadan Muja, ka falënderuar kryetarin e komunës së Kyjovit, z.Frantisek Lukl për mikpritjen vëllazërore dhe ka shprehur gatishmërinë e komunës së Prizrenit dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë për të bashkëpunuar me qytetarët e Kyjovit në sektor të ndryshëm me interes të përbashkët.
Zhvillimi ekonomik, shkëmbimi i përvojave kulturore dhe mbështetja e Kyjovit për të aplikuar në projektet e përbashkëta në fondet e bashkimit evropian, janë disa nga angazhimet e të dyja komunave në të ardhmen e afërt.
Memorandumi i nënshkruar sot, i hapë rrugë aktit të binjakëzimit të komunës sonë dhe Kyjovit dhe kështu të dy komunat do të angazhohen në shkëmbimin e vizitave më qëllim nxitjen e zhvillimeve pozitive në sektor të ndryshëm, si realizimi i projekteve në sektorin e shërbimeve publike, shkëmbimin e përvojave pozitive në avancimin e politikave publike arsimore përmes ekspeditave të nxënësve të të dyja komunave dhe avancimin e jetës kulturore artistike në Prizren dhe Kyjov.
Kryetari i komunës së Kyjovit z. . Frantisek Lukl, vlerësoi lartë vizitën e delegacionit të komunës sonë dhe konsideron së të dy komunat tona kanë mundësi shumë të mira për shkëmbimin e përvojave dhe për të avancuar në stade më të larta lëvizjen e lirë të qytetarëve komunës së Prizrenit në drejtim të komunës së Kyjovit dhe anasjelltas.
Mundësitë për bashkëpunime janë ta arta, ndaj në të ardhmen e afërt sigurisht se do t’i bëjmë realitet theksuan të dy delegacionet e komunës së Prizrenit dhe Kyjovit të Çekisë.