Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës prof. dr. Ramadan Muja mbajti dëgjim publik me qytetar për projeksionet buxhetore komunale të vitit 2013.

2012/07/06 - 12:00

Te dhënat e prezantuara nga Kryetari:  Buxheti Total 33,423.745 Euro, nga kjo Investime Kapite: 13.722.137 Euro. THV do te rriten ne vitin 2013  me një përqindje te dukshme 6.119.080,00 Euro. Kurse, nga kjo shume 1 370 000 janë planifikuar te hyra nga Tatimi ne prone si të hyra kryesore për Komunën e Prizrenit.
·         Arsyetimin e Buxhetit e paraqiti Z.Zenel Ahmetaj, ZKF;(sipas sintetikes dhe analitikes dhe sipas viteve 2013,2014 dhe 2015);
·         Pagat 15 milion euro një rritje për shkak te transferit te kompetencave
·         Mallrat e shërbimeve rriten për 700,000 Euro
·         Komunalet për 150,000
·         Investimet Kapitale rriten për 3,000.000 Euro ne krahasim me 2012;(Por  ndoshta kjo duhet rishikuar se varet nga realizimi i THV);
 
·         Debati i hapur me qytetaret:
1-      Sali Nezaj-fsh.Romaje, jeton ne Berlin:
Jam I kënaqur me investimet ne infrastrukture nga qeveria aktuale. Meqë vi nga Romaja unë jam interesuar për vazhdimin e punëve ne objektin e kulturës. Si ish punëtorë i arsimit jam i interesuar qe të ndërtohet një shkolle e re meqë e vjetra daton nga viti 72. Sa i përket rrugës po e shoh qe ndërtimi i saj është prioritet. Ju lutem edhe qe te zëvendësoni shtyllat e vjetra me ato te betonit.
2-      Ismet Thaqi-fsh.Caparc.
Ne KASH pash shume gjera te mira shume projekte te mira. Por unë kam një brenge se Fsh.Caparce nuk është përfshire me asnjë projekt. Ne kemi pas kërkuar ndërtimin e një shkolle si dhe një ambulante qe është me se e domosdoshme.
 
3-      Fehim Krasniqi –fsh.Nashec.
Brenga e jonë është uji për vaditje ngase edhe pse Ministria ka investua 100 mije euro asnjëherë kjo s ka punuar. Po ashtu kemi mungese edhe asfaltimin e rrugës.
4-      Ismet Morina, fsh Kuzhnin.
Ju falënderoj se pari për investimet ne fshatin tim ne viti e kaluar. Mirëpo ka ende për tu bere dhe kam disa kërkesa modeste dhe te nevojshme. P.sh. rregullimi i 3 rrugicave te shkurta (e para 500 m për ne shkolle, e dyta lagja morine te ambulanca 300m si dhe e treta Qendra e fshatit lagja temaj rreth 3km.) mendoj se kjo eshtre e realizueshme.
 
5-      Ymer Hoxha fsh.Malesi e re.
Ne kemi kërkesë për realizim te ujësjellësit por edhe kërkesa për kanalizimin është po ashtu urgjente për 1500 banore te këtij fshati. Ne kemi ujë mjafte por edhe me tutje është problem ujësjellësi nga rezervuarët. Andaj ju lus qe këtyre t’ iu jepni prioritet.
 
6-      Tasim Bajrami-fsh.Pirane.
Pash qe fshati Piranë mjafte pak është i përfshirë me projekte. Por une kam disa kërkesa: ne rend te parë për ujin e pijes se e kemi një sistem te vjetër. Po ashtu mbi 40% e fshatit s ka kanalizim dhe ekziston rreziku i infeksioneve. Problem tjetër është shkolla e re
fillore edhe pse jemi akorduar me drejtorin arsimit. Si fshat i madh kemi nevoje për një investim më të madh për një Qendër rekreative-sportive.
 
7-      Nar Korena Lagja Jeta e re.
Ne buxhet është rregullimi i rrugës Jeta e re po s di a është ajo rruga qe e kemi propozuar. Po ashtu kemi një problem se ne ketë lagje 15 familje kane problem daljen ne rruge.
 
8-      Bislim Krasniqi, fsh Medverc .
Desha të falënderoj Kryetarin DA dhe DSHP qe kane investuar tek ne. Vërejtje kam te Drejtoria e Bujqësisë qe te beje shtrimin e rrugëve fushore dhe drenazhimin e tokave fushore qe shpesh përmbysen.