2011/06/22 - 12:00
Gjatë vitit kalendarik Janar – Qershor 2011, kam realizuar dy vizita zyrtare, jashtë vendit.
Me 22-24 mars 2011 ka marr pjesë në “Kongresin e njëzet të Autoriteve Regjionale dhe Lokale” të mbajtur në Strazburg të Francës,në selin e Këshillit Evropian.
Kjo vizitë është realizuar përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Me 25-27 maj 2011 vizitë në Vjenë të Austrisë, në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e shteteve të Evropës juglindore si
Shqipëria,Kosova,Kroacia,Bosnja,Maqedonia Mali i ZI dhe Serbia, në simpoziumin e qyteteve me arritje te reja dhe të qendrueshme me temen “Efikasiteiti i Shërbimeve të Amdministratës Lokale në favor të qytetarëve”
Kryetari i Komunës së Prizrenit Prof.Dr.Ramadan Muja në këtë simpozium ka përfaqësuar Republiken e Kosovës dhe Komunën e Prizrenit përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Drejtoria e shërbimëve publike
Gjatë vitit 2011 janë nënshkruar rreth 30 kontrata në vlerë prej 2,548,691.98
Prej tyre 20 projekte janë përfunduar ndërsa rreth 10 tjera janë duke i vazhduar punimet.
Janë në procedurë të realizimit të projekteve të rrugëve rreth 16,000 metra gjatësi,ndërsa rreth 630 m gjatësi kanalizim.
Ndër projektet kryesore që janë realizuar gjatë këtij gjashtëmujori janë :
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në fshatin Tupec-vlera 113,242.28
Ndërtimi i rrugës Lagja Ademaj në Zhur-vlera 22,903.60
Ndërtimi i rrugës me elemente betoni “Ernest Koliqi”-vlera 48,797.20
Ndërtimi i rrugëve dhe trotuarit me elemente betoni në Lutogllavë dhe Malësit të re -193,503.19
Ndërtimi i rrugës me elemente beton –te shkolla dhe lapidari në Landovicë-84,514.18
Ndërtimi i rrugëve me elemente betoni në “Lagjën Ajazaj dhe Lagjën e re në Zhur-146,449
Ndërtimi i rrugëve me elemente betoni në fshatin Piranë-132,428
Ndërtimi i rrugëve me elemente betoni në Medvec-76,180
Ndërtimi i miniparkut “Jeni Mahalla”19,006
Projekti i varrezave të Qytetit 36,556.35
Rregullimi i përroit në Zojz 32,651.21
Ndërsa projektet kryesore që janë në realizim gjatë këtij gjashtëmujori janë:
Revitalizimi i rrugës së “Farkëtareve”
Ndërtimi i rrugës “Tahir Sinani”llot I dhe II-vlera 2,776,883.81
Ndërtimi me elemente betoni i rrugës "Lagjja e Xhamisë"në Hoqë të Qytetit-39,745.44
Ndërtimi me elemente betoni i rrugës "Lagjjja e Rexhajve"Korishë-42,901.95
Ndërtimi me elemente betoni dhe trotuarit "Mehmet Hasi"II-285,671.93
Ndërtimi i rrugës Tranzit KFOR-Sërbicë e Eperme-Velezhë-763,535.98
Rehabilitimi i rrugëve lokale me asphalt- 640,107.43
Mirëmbajtja e rrugëve me elemente betoni- 117,104.56
Ndërtimi i trotuareve në qytet- 39,999.20
Ndriqimi Publik-100,000
Shenjëzimi Horizontal dhe vertikal-30,000
Mbjellja dhe dekorimi I brezave të rrugëve të reja ,në hyrje dhe dalje të Prizrenit-39,276.60
Fshirja dhe larja e rrugëve
Mirëmbajtja ambientale e sipërfaqeve të gjelbërta dhe riparimet ambientale
Mbjellja dhe dekorimi i brezave të rrugëve në hyrje – dajle të qytetit- 39,276.60
Drejtoria e Arsimit
Në kuadër të aktiviteteve të shumta të zyrtarëve të DKASH-së kanë vizituar shkollat për mbarëvajtje dhe është konstatuar se gjendja në procesin mësimor është e kënaqshme Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë organizuar disa trajnime me drejtues të shkollave për aftësimin dhe menaxhimin, përkatësisht për planifikim të buxhetit të shkollave.
Ky trajnim është mbajtur në bashkëpunim me GIZ gjerman, që është edhe impelementues i programit.
Në kuadër të bashkëpunimit të mirë me organizmat ndërkombëtarë, këtë vit 13 shkolla të komunës sonë janë përfituese të 223,000
Gjatë gjashtëmujorit të parë janë përgatitur dhe shpallur këto tenderë:
Ndërtimi i objektit shkollor ne fshatin Medvec (393,920.45€)
Ndërtimi i objektit shkollor ne fshatin Kobajë ( 209,975.22€)
Ndërtimi i aneksit te shkollës se mesme teknike (KK Prizren 100,000.00€, USAID-CHF Internacional 100,000.00€ janë realizuar rreth 40% e punimeve)
Ndërtimi i nyjeve sanitare ne shkollën “Zenel Hajdini”-Pirane (33,971.40€)
Renovimi i nyjeve sanitare ne shkollën “Fadil Hisari”-Prizren ( 24,904.00€)
Ri-instalimi i nxehjes qendrore ne Gjimnazin 1 “Gjon Buzuku”-Prizren ( 121,434.35€)
Instalimi i nxehjes qendrore ne shkollën “Izvor”-Lubinje e Epërme ( 41,656.00€)
Punimi i terrenit sportive ne shkollën “Liridona”-Poslishtë (ne procedure tenderimi)
Ndërrimi i dritareve te shkollës “Motrat Qiriazi”-Prizren (ne procedure vlerësimi)
Ndërrimi i dritareve te shkollës “Abdyl Frasheri”-Prizren (ne procedure tenderimi)
Janë përgatitur dhe shpallur këto tenderë:
– Furnizimi me lëndë djegëse dru për ngrohje 2,975m³ (rreth 115,000.00€)
– Furnizimi me lëndë djegëse thëngjill për ngrohje 2,380 ton (rreth 240,000.00€)
– Furnizimi me lëndë djegëse naftë për ngrohje 108,000 litra (rreth 120,000.00€)
– Furnizimi me lëndë djegëse gaz për ngrohje 6 ton (rreth 4,200.00€)
Gjithashtu në fazën e përgatitjes është edhe tenderi për lyerje e objekteve shkollore me një sipërfaqe prej 52,000.00m² (rreth 40,000.00€)
Drejtoria e shëndetësisë.
Ndërtimi dhe perurimi i QMF-së dhe AMF
Gjatë kësaj periudhe është bërë ndertimi dhe përurimi i tri objekteve shendetesore si
Ndërtimi dhe perurimi i QMF-së në lagjen Bajram Curri
Ndertimi dhe përurimi AMF në Poslisht
Ndertimi dhe përurimi AMF në Planjane
Gjate periudhes Janar – Qershor jane bere përgatitjet e hartimit te projekteve dhe realizimi procedurave per tenderim si dhe vlersimi i projekteve nga ana e komisionit perkates profesional ku se shpejt pritet te fillojn punimet si ne:
QMF-se ne lagjen Jeta e Re
AMF-se ne fshatin Zojz – Medvec.
AMF-se ne fshatin Manastric.
Projekti vizitave sistematike për vitin 2011Drejtoria e Shëndetësisë, së bashku me drejtorinë e QKMF-së kanë realizuar projektin “Vlerësimi i Gjendjes Shëndetësore të nxënësve të shkollave fillore të Komunës së Prizrenit”. Këtë vitë janë kontrolluar gjithsejt 9750 nxënës.
Vizitat sistematike kan filluar ne muajn prill dhe kane përfunduar nefund te muajt maj. Në realizimin e këtij projekti jane angazhuar tre ekipe punuese, me nga 10 punëtor shëndetësor.
Në këtë vizitë sistematike janë kontrolluar nxënësit e klasave 1, 5, 9 nëpër shkolla fillore. Numri i shkollave ku janë kryer vizitat sistematike janë 69 dhe atë 12 në qytet dhe 57 në fshatra.
Fëmijët te të cilët janë zbuluar sëmundjet, çrregullimet e caktuara, ata janë referuar për hulumtime të mëtejshme apo tek specialistët e patologjive përkatëse.
Këtë projekt e financon KK përmes DKSH në shumë prej 7000€.
DKSH – sektori i shëndetit publik në marrëveshje me ISHP – Prizren ka bërë kontrrollën sanitare bakteriologjike – kimike të ujit të pijes në 10 fshatra, pasi që këto fshatra janë jashtë sistemit të Hidroregjionit Jugor. Fshatërat të përfshirë në këtë projekt, në bërjen e analizave bakteriologjike-kimike të ujit të pijes janë: KUSHNIN, GJONAJ, PIRAN, REQAN, MUSHNIKOVË, MALËSI E RE, VELEZH, KUSHTRIM, HOQË E QYTETIT, LUGISHT.
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural:
Gjatë periudhës raportuese janar – qershor 2011 janë pranuar gjithsej 56 kërkesa me shkrim nga lami të ndryshme dhe për të gjitha është marrë veprim përkatës procedural administrativ.
Në vazhdim po i japim përshkrimin e projekteve të realizuara dhe në realizim.
1. “Ngritja e 20 ha. me peme të ndryshme” Ky Projekt ka kushtuar gjithsej 24.999.85 € me të cilat është realizuar blerjen e 22.000 fidanëve.
2. “Mbajtja e seminareve, trajnimeve dhe këshillimeve me fermerët” Janë realizuar gjithsej 17 aktivitete trajnuese. Vlera e këtij projekti është 4,925 €.
3. “Subvencionimi i farës së misrit” Me këtë projekt është subvencionuar blerja e 8.000 kg, farë misëri me të cilën janë mbjellë e 400 ha. me misër. Përfitues janë 330 fermerë.
4 Projekti “Eliminimi i qenve endacak”: Deri më tani janë eliminuar 326 qenë endacak dhe aksioni vazhdon edhe në gjashtëmujorin e dytë.
5. Projekti “Ndërtimi i 9 stallave”
Ky projekt është financuar nga KK Prizren në partneritet me fermerët. Vlera e tërësishme e projektit është 29,995.00 €. prej të cilave është realizuar blerja e materialit ndërtimor. Projekti është në përfundim e sipër.
6. Vaksinimi i qenve kundër tërbimit – Rabies: Vaksinimi është duke u realizuar dhe deri më tani janë vaksinuar gjithsej 2.980 qenë. Edhe ky aksion është në përfundim.
7. “Parandalimi i sëmundjeve në blegtori”. Është realizuar dehelmentizimi i 10.069 deleve dhe dezinfektimi i 6.958 m² stalla. Përfitues 42 fermer. Vlera e tërësishme e projektit është 9.800 €
Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikimin Hapësinor
Gjatë kësaj periudhe raportuese ka realizuar këto projekte:
Plani Zhvillimor Komunal është në fazën shqurtimit publik.
Vazhdimi i rregullimit të rrugës “Shuaip Spahiu”
Hartimi i projektit për lapidarin kushtuar dëshmorëve të lagjes Arbana.
Rikonstruimi i shtëpisë së “Shuaip Pashës”
Revidimi i Planit Zhvillimor Urban
Ndërtimi i lapidarit kushtuar dëshmorëve të lagjes Arbana
Plani Rregullues Urban (Industri e lehtë) e njëjta është miratuar nga Asambleja Komunale, parashihet ndërtimi i objekteve industriale e që përfshin sipërfaqen S=117 ha.
Plani Rregullues Urban shpallja e zonës së veçantë, (Industri e lehtë, mesme dhe të vogël) – Parku i biznesit. E njëjta është në fazën përfundimtare pritet miratimi nga Asamblea Komunale.
Plani Rregullues Urban për lokacionin “Qendra e Re – 2” të qytetit të Prizrenit, me të cilën parashihet ndërtimi miks (Qendër Administrative), është miratuar nga Asamlea Komunale.
Plani Rregullativ Urban “Lakuriqi Verior është në fazën e tenderimit.
Plani Rregullativ Urban “Tregti dhe Idustri e Vogël”është në hartim të sipër.
Plani Rregullativ Urban “Gjelbrim me përmbajtje “është në fazën e tenderimit.
Plani Rregullativ Urban përgjat rrugës Pz-Landovicë në anën e majtë të rrugës Arbana parapar ndërtim të lartë.
Plani Rregullativ Urban Industri zonë e lirë dhe terminali është në fazën e tenderimit.
Plani Rregullativ Urban për yonën e veqant në vendin e quajtur “Boka – Boka”
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm
Raport i punës për vitin 2011
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në bashkëorganizim me OJQ “Mendja e shëndoshë” në “Bulevardin e Dëshmorëve” pranë Lumbardhit ka organizuar Panairin e OJQ-ve të Kosovës ku kanë performuar 54 organizata të ndryshme joqeveritare nga Kosova.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm nga Janari deri në 17 qershor ka pregaditur dokumentacionin për Info qendrat turistike në Regjionin e Prizrenit.
Kjo drejtori ka punuar rreth përpilimit të konceptit për Guidës turistike të xhepit me emrin “Vizitorët”, fotografimit të objekteve kulturore-historike dhe fetare, përzgjedhjes së tekstit dhe pregaditjes për përkthimin në gjuhën angleze, boshnjake dhe turke si dhe finalizimit të projektit dhe pregaditjes për shtyp.
Kjo drejtori ka formuar edhe komisionin për Dokufest të cilën e ka mbështetur me 35.000 euro për zhvillimin e turizmit kulturor dhe se ky komision ka dhënë kriteret në bazë të cilave është përpiluar marrëveshja me Dokufest 2011.
Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale
Strehimi i përkohshëm përkujdesja ndaj fëmijëve bonjak , përkujdesja ndaj të pastrehëve , bashkëpunimi me OJQ –së të cilat merren me këtë problematikë si dhe
menaxhimi i Qendrës për Punë Sociale .
Si punë permanente janë edhe :
Përkujdesja ndaj familjeve të dëshmoreve
Përkujdesja ndaj invalidëve ushtarak dhe civil të luftës së fundit ,
Përkujdesja ndaj familjeve të luftëtareve dhe invalidëve të luftës dhe të paqes / të vjetër/.
Përkujdesja ndaj familjeve të cilat kanë mbet pa strehë / shkaktarë lufta e fundit ose kanë qenë të pastrehë/,
Aktivitetet që priten
Shpallja e tenderit për ndihmë emergjente familjeve të dëshmoreve dru dhe material higjenik dhe ushqimor .
Verifikimi i familjeve që kanë nevojë për ndihmë materiale për meremetim ,
Bashkëpunimi me Qendrën rajonale të punësimit për punësimin e punëkërkuesve ,
Shqyrtimi mundësive për punësimin në Rrugën e Kombit , negocime me firma fituese të punëve .
Fillimi i ndërtimit të banesave për familjet dëshmoreve , invalidët e luftës dhe rastet sociale .
Licencimi dhe certifikimi i punëtoreve dhe OJQ-ve që merren me ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare ./ Kjo do të bëhet me ndihmën e MPMS-së dhe të një Agjensioni Anglez
Drejtoria për gjeodozi dhe kadaster:
Gjatë kësaj përiudhe raportuese, Janar-Qershor 2011, ka realizuar:
Kërkesat e pranuara …………. 12.975
Kërkesa të vendosura ……….. 12.275
Të refuzuara …………………….. 0
Në procedurë ……………………. 700
Gjithsejtë …………………………. 12.975
Mjetet e inkasuara nga shërbimet e bëra janë …. 79.049 €
Të nderuar qytetar, ky ishte vetëm një raportim shkurtër i punës sonë, ndersa të gjithë të interesuarit për aktivitetet dhe projektet tona detale mund të informohen ne ëeb faqen e komunes sonë.
Ju faleminderit për vemendje…