Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Komunës prof.dr. Ramadan Muja priti në vizitë pune profesorët e Mjekësisë Familjare

2010/06/03 - 12:00

medical1.jpgNë takim Kryetari prezantoi qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në të arriturat në lëmin e shëndetësisë, sidomos të nivelit parësor shëndetësor, si një nga prioritetet e Komunës së Prizrenit.

Prof.Dr.Waren HEFFRON  falënderoi për mikpritjen dhe shprehu admirim për të arriturat  në mjekësinë primare të Komunës së Prizrenit. Ne jemi këtu për përkrahje dhe mbështetjen tuaj në hapat e mëtejshëm të jetësimit të Mjekësisë Familjare. Kontributi ynë do të bazohet në avancimin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve.
Mr.Sc.Dr.Genc Ymerhalili  drejtor i Qendrës për Zhvillim të Mjekësisë Familjare e falënderoi kryetarin për përkrahjen që i ka dhënë deri më tani Kujdesit Parësor Shëndetësor , së bashku me sukseset e mëdha të arritura duke iu falënderuar ekipit
udhëheqës të QKMF-së në Prizren të drejtuar nga Dr. Mehmedali Gashi, duke bërë kështu Komunën e Prizrenit si komunë, e cila prin për nga sukseset e arritura.