Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja priti në vizitë zyrtare ndihmës Presidenten e Republikës Arabe të Egjiptit Znj.Pakinam El Sharkaëy dhe këshilltarin e presidentit prof.Saif El Diena Ismail.

2012/11/08 - 12:00

“ Ne aktualisht jemi duke i shqyrtuar, konsoliduar  dhe koordinuar politikat ndaj shteteve, pra edhe ndaj Kosovës. Në këto politika në projekt e kemi edhe Kosovën, të cilën mendoj se do të njohim si shtet të pavarur dhe kjo mund të ndodh në të ardhmen e afërt”.
 Në fund të takimi, El Sharkaëy, i  bëri ftesë kryetarit Ramadan Muja që me një pjesë të stafit të tij ta vizitojë Republikën e Egjiptit.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, falënderoi zv presidenten e Egjiptit  për vizitën dhe theksoi se popullin shqiptar me popullin mik të Egjiptit, nuk e lidhin vetëm ngjarjet e fundit, por edhe shumë ngjarje dhe personalitete të tjera nga e kaluara historike.
Ndaj jemi shumë të kënaqur nëse lidhim marrëveshje bashkëpunimi edhe në sektorët e ekonomisë, kulturë, sportit etj, me shtetin mik Egjiptin.