Kryetari i komunës z. Ramadan Muja dhe kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi bënë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
2012/03/07 - 12:00
Prapa nesh kemi pashtrikun që 13 vjet më parë ndante Kosovën me Shqipërinë, me një gardh të ndërtuar prej ushtrisë, policisë e administratës serbe me gjithë armatimin në terren.
sot kemi kufijtë të hapur, lëvizje të lirë, dhe ato pengesa që kanë ndarë Kosovën me Shqipërinë janë zëvendësuar me autostradën e kombit, që po i afron njerëzit, qytetet, gjeografikisht ku jetojnë shqiptar
Prandaj sot përkujtimi ynë për dëshmorët e lirisë, në Ditët e Epopesë së UÇK-së në të njëjtën kohë është nderim, respekt, krenari për të kaluarën, por edhe energji, mesazh dhe vizion për të ardhmen, që po e konsolidojmë dhe po e forcojmë shtetin tonë. është ditë e unitetit, e bashkimit, ditë që secili duhet mendoj se ku ishim disa vjet më parë, në një gjenocid të paparë në Kosovë dhe ku kemi mbërri sot si Kosovë e pavarur, me 88 njohje, BB, FMN.
Shteti i Kosovës do të ketë progres të gjithanshëm edhe të brendshëm dhe të jashtëm në mënyrë që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksoi së vepra e dëshmorëve do të jetë gjithmon udhërrefim për ecje përpara të shtetit të Kosovës dhe vepra e tyre me pietet të lartë do të kujtohet dhe respektohët nga ne.