Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndërtimin e stadiumit në fshatin Gjonaj

2023/01/10 - 4:04

Një lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Prizrenit, sidomos për sportistët dhe tifozët e futbollit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndërtimin e stadiumit, sipas standardeve të UEFA-së, në fshatin Gjonaj.

Rëndësia e këtij stadiumi është e madhe, pasi, Komunës së Prizrenit po i shtohet edhe një arenë sportive ku do të zhvillohen ndeshje e gara të të gjitha kategorive në futboll.