2011/11/18 - 12:00
LUIF: Nga viti 2000 e deri më sot,Prizreni ka shënuar një progres shumë të vlerësuar dhe për këtë ju komplementoj. Qyteti i Prizrenit është bërë qytet modern, i cili vlerësohet lart për tolerancën ndëretnike,ndërfetare e ndërkulturore etj..
Duke marr parasysh raportet nga terreni dhe analizat tona, gjendja e sigurisë në komunën e Prizrenit vlerësohet si e qet dhe stabile.
KFOR-i për momentin është i angazhuar në veriun e Kosovës për të kthyer funksionalitetin, ligjshmërinë dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
KFOR-i do të angazhohet që të ndihmoj Kosovën në rrugën e saj drejt antarsimit të saj në strukturat e Bashkimit Evropian.