2011/06/17 - 12:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, arsimtarëve të komunës sonë u uroj përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor dhe theksoi se kam kënaqësi të veçantë që takohemi përsëri në këtë mbrëmje tani më tradicionale me ju mësimdhënës të nderuar.
Po takohemi në këtë fazë të konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë në këtë periudhë me sukses edhe të këtij viti akademik për ju mësimdhënës të nderuar prandaj edhe synimi im ka qenë vetëm t`ju shoh t`ju takoj t`ju falënderoj për punën tuaj të suksesshme dhe të jashtëzakonshme.
Kryetari i komunës prof. Dr. Ramadan Muja, theksoi se arsimi është shtylla kryesore e ndërtimit të shtetit dhe e funksionimit të institucioneve vendore.
Siç e dini të nderuar mësimdhënës, Komuna e Prizrenit në fushën e arsimit është duke investuar vazhdimisht dhe të bëjmë edhe më shumë seç kemi bërë deri më sot. Do të angazhohemi që punën, kontributin dhe angazhimin t’ua shpërblejmë duke krijuar kushte më të mira për mësim për 38722 nxënës të shkollave publike të komunës sonë, prej tyre 33836 në gjuhën shqipe, 3333 nxënës në gjuhën boshnjake dhe 1553 në gjuhën turke me një personel prej gjithsej 2351 punëtorëve arsimor, ku na mungojnë edhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve arsimor, për t’i realizuar objektivat tona të përbashkëta.
Kam kënaqësinë që në këtë darkë solemne, t’i numërojnë bashkërisht vetëm disa nga sukseset e arritura anë fushën e arsimit në komunën tonë:
Në këtë vend, një vit më parë kur u tha se janë në fazën e fundit përgatitjet për hapjen e Universitetit publik të Prizrenit, shumë kush mendonin se kjo s’do të bëhet kurrë realitet, por ja tani janë duke u bërë përgatitjet për regjistrimin e gjeneratës së dytë. Një vit më parë premtuam se do t’i ndërtojmë pesë shkolla në komunën tonë, ato sot janë duke punuar dhe po kaq shkolla do të ndërtojmë edhe në këtë vit.
Të nderuar mësimdhënës, me përkrahjen e Qeverisë së Kovës të udhëhequr nga Kryeministri Thaçi, komuna jonë shumë shpejtë do të gëzohet edhe me tri shkolla të reja të mesme dhe përfundimisht viti shkollor 2011/ 2012 do t’i jap fund mësimit në tri ndërrime në komunën tonë, sepse me angazhimin tonë nga shtatë shkolla sa punon në tri ndërrime para tri viteve, nga ky shtator mësimi të zhvillohet vetëm në një ndërrim. Kjo në shikim të parë nuk duket si angazhim i madh, por gjithsesi se është dashur punë dhe angazhim edhe për këtë çështje.
Komuna e Prizrenit është e vetmja komunë që i heq shpenzimet e udhëtimit për mësimdhënës dhe një veprim të tillë do ta bëjë edhe në të ardhmen. Komuna e Prizrenit është e vetmja komunë që jep shpërblime për mësimdhënësin, nxënësin më të mirë dhe gjithashtu është e vetmja komunë që organizon gara në 16 disiplina dhe nga viti i ardhshëm do të organizojë Festivalin e valleve për nxënës të shkollave dhe festivalin e lojës skenike, që janë organizime të vetmet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.
Andaj, fare në fund, më lejoni edhe një herë që të ju uroj suksese në punën tuaj dhe t’i gëzohemi bashkërisht sukseseve, sepse vetëm me punë mund të arrijmë ta përmbushim obligimin tonë si mësues.
Urime dhe suksese edhe një herë.