Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Muja takoi ministrin gjerman të Mbrojtjes z. Mazier !

2011/04/01 - 12:00

KFOR-i, vazhdon të qëndroj këtu përkundër reduktimeve, bashkërisht me popullatën vendore, të ofroj siguri.
Ramadan Muja ka falënderuar ministrin gjerman për vizitën që i ka bërë vendit dhe posaçërisht qytetit të Prizrenit. Ai ka falënderuar Qeverinë dhe popullin gjerman për përkapjen që kanë dhënë për zhvillimin e vendit. Në emër të qytetarëve të Komunës e falënderoj ministrin Tomas për përkrahjen e qeverisë gjermane edhe para luftës edhe pas sajë, për vënien në këmbë të shtetit të ri të Kosovës. Me përkrahjen edhe të Gjermanisë dhe shteteve tjera të botës, ne po bëhemi faktor stabiliteti në Ballkan. Duke i zhvilluar edhe më tepër marrëdhënie fqinjësore midis shteteve fqinje”,

Nuk ka zhvillim paqësor pa siguri, dhe kjo duhet të zhvillohet në suaza politike”, ka potencuar ministri gjerman i Mbrojtjes.
Më tutje ai ka theksuar se është i fascinuar me zemërgjerësinë dhe ngrohtësinë e qytetarëve vendas, dhe është shpreh optimist për të ardhmen evropiane të vendit. “Ky proces duhet të shkoj paralelisht edhe në fqinjësi të mirë me serbët. Vetëm një bashkëpunim pragmatik edhe me fqinjët hapë një prospektivë evropiane. Ne mund ta përkrahim dhe mund ta moderojmë nga Bashkimi Evropian por kjo duhet të bëhet nga vetë vendi. Në këtë drejtim këtij populli i dëshiroj shumë sukses”, është shpreh ai.