Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Muja u takua me kolonelin e KFOR-it Gjerman z. Holthusen.

2012/02/15 - 12:00

Komuna jonë do të jetë e gatshme për bashkëpunim në të gjithë sektorët me interes të qytetarëve të komunës sonë dhe së bashku do të realizojmë shumë projekte.
Koloneli Holthusen theksoi se në komunën e Prizrenit vërehen zhvillime të mëdha infrastrukturore dhe në sektorin e monumenteve kulturo – historike, qe janë garant i mirë për jetë të qete dhe frymë demokratike në mes të të gjitha etnive qe jetojnë në komunën tuaj.
Në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe u dakorduan që së bashku kryetari Muja dhe koloneli Holthusen në të ardhmen e afërt të vizitojnë një shkollë në komunën tonë.