Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir dhe nënkryetari Gashi morën pjesë në mbylljen e kampit “House of STEM”

2024/06/20 - 4:36

Kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi morën pjesë sot në mbylljen e kampit “House of STEM” që u mbajt në Prizren – një projekt që u iniciua nga ish-studentët e programit TechGirls të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Ky projekt mblodhi vajzat nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, të moshës 15-18 vjeçe, të cilat gjatë pesë ditëve të kampit takuan ndërmarrës të ndryshëm, shkencëtarë, profesorë dhe ekspertë të fushës STEM, mësuan rreth STEM-it dhe diskutuan për tema të zhvillimit personal si dhe vizituan kompanitë STEM në Prishtinë.
“House of STEM“ financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, ndërsa administrohet nga KUSA.