2024/02/06 - 11:29
Kryetari Shaqir Totaj priti sot, për herë të parë, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Sh.T. Petrit Malaj, me ç’rast biseduan mbi strategjitë kryesore që synojnë nxitjen e lidhjeve më të forta dhe avancimin e përpjekjeve bashkëpunuese në sektorë të ndryshëm.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve me komunat ndërkufitare të Shqipërisë për ta nxitur rritjen socio-ekonomike dhe shkëmbimin kulturor.
Temë diskutimi, gjithashtu, ishte zgjerimi i iniciativave të turizmit, kulturës, sportit dhe arsimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.