Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj ka pritur në takim organizatorët e festivalit të fëmijëve “Edhe Prizreni ka Disney”

2024/02/08 - 5:12

Janë duke u zhvilluar përgatitjet për festivalin e fëmijëve “Edhe Prizreni ka Disney”, me maskotat e dashura, me rastin e Ditës së Fëmijëve – 1 Qershorit.
Kryetari Shaqir Totaj priti sot organizatorët e këtij festivali të cilët do t’i sjellin maskotat ikonike të Disney-t dhe një program të larmishëm në qendër të Prizrenit, që premton të jetë një ngjarje magjepsëse jo vetëm për fëmijët, por, edhe për familjarët e tyre.