Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Korpusit të Paqes

2024/09/17 - 11:59

Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (US Environmental Protection Agency) dhe Korpusit të Paqes (Peace Corps) të cilat kanë filluar bashkëpunim të ri, ku, vullnetarët e Korpusit të Paqes, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi do të trajnohen në fushën e ambientit dhe ndryshimeve klimatike dhe do të kenë mundësi të implementojnë projekte në këtë fushë, të përkrahura edhe financiarisht nga US EPA.
Gjatë diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit, Kryetari Totaj u zotua se Komuna e Prizrenit, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin e Prizrenit të Gjelbër, do t’i përkrahë të gjitha iniciativat për mbrojtjen e mjedisit dhe krijimit të një ambienti të shëndetshëm për të gjithë.