2024/12/23 - 4:36
Në prani të përfaqësuesve të shoqërisë civile, OSBE-së dhe mediave, Kryetari Shaqir Totaj raportoi sot para bashkëqytetarëve për punën njëvjeçare (2024) të administratës komunale, ku u theksuan arritjet dhe sukseset në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët e Komunës së Prizrenit.
U diskutua për disa prej projekteve kryesore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit, turizmit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik- ndërtimi i rrugëve të reja, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, rritja e investimeve në arsim, gjithashtu iniciativat për mbështetje të bizneseve.
Qytetarët pjesëmarrës patën mundësi të bisedojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e drejtorive, duke shtruar pyetje dhe duke marrë përgjigje për çdo çështje që u interesonte gjatë procesit raportues.
“Ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë e të vazhdueshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se Komuna e Prizrenit është e angazhuar të punojë pa u ndalur për realizimin e qëllimeve të saj, me ç’rast po i hapim rrugë një të ardhmeje ku Prizreni do të jetë modeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.” – theksoi Kryetari Totaj.
#Raporti2024 #Prizreninëpunë #Zhvillim