Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në aktivitetin “Green Talks”, organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”

2024/09/19 - 5:50

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në aktivitetin “Green Talks”, organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”, ku së bashku me pjesëmarrësit e Eko Klubit, këshillit të nxënësve dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta “Gjon Buzuku”, “Remzi Ademaj”, “Luciano Motroni”, “Ymer Prizreni” dhe “Lorenc Antoni”, ku diskutan për çështje mjedisore në shkolla dhe komunitet.
Nxënësit prezantuan aktivitetet e realizuara përmes projektit “Eko Shkolla”, ndërsa Kryetari Totaj prezantoi projektet mjedisore të Komunës me synimin e krijimit të Prizrenit të Gjelbër.
“Ky debat është pjesë e përpjekjeve të të gjithëve për ta rritur ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit. Ndryshimi fillon nga ne dhe çdo hap të gjelbër që bëjmë sot, krijojmë një botë më të pastër e të shëndetshme për nesër” – u shpreh Kryetari Totaj.