Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Pickup Prizren”, në Këndin Amerikan

2023/06/04 - 6:50

Kryetari Shaqir Totaj, mori pjesë sot në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Pickup Prizren”, në Këndin Amerikan.
Ky projekt ishte iniciativë e miqve amerikanë, profesorëve, Shaun Hicks, Brooke Larson dhe Marseda Halilaj, që në koordinim me “American Corner” dhe mbi 50 të rinjë, për gjashtë javë pastruan lokacione të ndryshme në qytet.
“Iniciativa të këtilla do të përkrahim gjithmonë, pasi Prizreni ynë meriton të mirëmbahet nga të gjithë” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.