Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në hapjen e festivalit më të madh të çiklizmit në Kosovë “Bikefest”

2024/06/23 - 6:42

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në hapjen e festivalit më të madh të çiklizmit në Kosovë “Bikefest” ku bënë edhe një xhiro me biçikleta përgjatë rrugës unazore të qytetit me moton “Pedalo me pasion, festo me Bikefest” që organizohet nga K.Ç. Pro Bike Prizren dhe mbështetet nga Komuna e Prizrenit.
“Ishte i bukur bashkimi i entuziastëve të biçikletave nga Kosova dhe rajoni për aktivitete sportive, rekreative, argëtuese dhe edukative në Prizren, duke promovuar kulturën e çiklizmit, stilin e shëndetshëm të jetë dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.