2025/01/21 - 3:38
Kryetari Shaqir Totaj, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug), që ka për qëllim të zbatojë politika të zhvillimit rajonal, të hartoj, dizajnoj dhe zbatoj projektin ERPK, skemën e granteve për biznese, sidomos të bizneseve me pronare gra, duke rritur kështu prodhimin dhe përpunimin, me ç‘rast do të krijohen vende të reja të punës në Komunën e Prizrenit, si dhe ka qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore lokale përmes projekteve të financuara nga burimet e brendshme dhe të jashtme.