Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj priti në takim zyrtarët e aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”

2023/06/06 - 1:56

Kryetari Shaqir Totaj priti në takim zyrtarët e aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës” – një aktivitet pesë vjeçar që synon ta përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë, për ta rritur fuqizimin e grave dhe për t’i përmirësuar të drejtat formale të pronës si dhe investimet në pronën e paluajtshme.
Ky aktivitet ka rëndësi të veçantë, pasi, do të ndihmojë në mobilizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, për t’i përmirësuar proceset e të drejtave pronësore dhe ofrimin e shërbimeve.