Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj priti në takim zyrtarët e MMPHI dhe “Swiss-Contact”

2024/12/17 - 5:10

Kryetari Shaqir Totaj priti zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nazmi Gashi dhe Vllaznim Maloku, si dhe zyrtarin e agjencisë zvicerane “Swiss-Contact”, Lulzim Krasniqi, për të diskutuar rreth procesit të ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. 🚡
Me këtë rast u theksua rëndësia e këtij projekti për zhvillimin turistik 🌍, që e bën Kalanë e qytetit më të qasshme për të gjithë.
Ky projekt po realizohet si pjesë e marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe “Swiss-Contact”. 🤝✨