Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Sh.T. Jonathan Hargreaves

2024/09/18 - 5:38

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Sh.T. Jonathan Hargreaves, me ç’rast e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës për dekada me radhë.
Gjatë bisedës, Kryetari Totaj theksoi rëndësinë e shembullit të bashkëjetesës në qytetin e Prizrenit, që është model për harmoninë ndër njerëzore si dhe e informoi Ambasadorin për pasuritë natyrore dhe kulturore që Prizreni ofron, duke e theksuar diversitetin e tij si një aset të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm.
Me këtë rast, Ambasadori Hargreaves potencoi angazhimin e Britanisë së Madhe për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.