Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj dhe Drejtoresha Shala, morën pjesë në demonstrimin e fuqisë profesionale të ekipit kombëtar të zjarrfikësve

2024/01/25 - 10:09

Kryetari Shaqir Totaj, i shoqëruar me Drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, morën pjesë sot në demonstrimin e fuqisë profesionale të ekipit kombëtar të zjarrfikësve që funksionon në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe është sektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme që i mbikëqyrë të gjitha dikasteret e zjarrfikësve në gjithë Kosovën.

Gjatë këtij demonstrimi, ky ekip përdori pajisje që janë marrë donacion nga Fondet IPA (Bashkimi Evropian) për modulin e fikjes së zjarreve malore nga toka.