Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj dhe Drejtoresha Veselaj-Gutaj, takuan drejtorët e shkollave

2024/01/23 - 8:21

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Drejtoreshën Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, takuan sot drejtorët e shkollav të Komunës së Prizrenit, ku, shtjelluan suksesin gjatë gjysmëvjetorit të kaluar dhe planet për gjysmëvjetorin e dytë që fillon nesër.

“Mbetemi të përkushtuar për ngritjen e cilësisë së arsimit në Komunën tonë dhe për krijimin e ambienteve më të sigurta brenda e jashtë shkollave, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse të sigurisë” – theksoi me këtë rast Kryetari Totaj.