Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj ka pritur në takim Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

2024/11/17 - 11:39

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Kryetari Shaqir Totaj priti në Prizren Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili dhe një delegacion të lartë nga institucione financiare ndërkombëtare (Banka Qendrore nga rajoni dhe Evropa).
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Totaj i shoqëroi mysafirët në disa nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit, duke përfshirë një shëtitje në qendrën historike të Prizrenit.
Me këtë rast u vlerësua roli i BQK-së në zhvillimin ekonomik të vendit dhe u promovuan pasuritë kulturore të Prizrenit si një nga qytetet më të rëndësishme të Kosovës.