Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”

2024/12/20 - 5:29

Në kuadër të takimeve me udhëheqës komunalë dhe fetarë në disa komuna të Kosovës, Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një iniciativë e shoqërisë civile, e komuniteteve të ndryshme, i cili projekt udhëhiqet nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe OJQ “Aktiv”, e që përkrahet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës së natyrshme multi etnike në Komunën e Prizrenit, si dhe për nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit e krijimit të një shoqërie paqësore dhe të qëndrueshme, që bazohet në dialog dhe bashkëpunim mes komuniteteve, me thekst të veçantë për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.