Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj ka pritur në takim përfaqësuesit e MMPHI-së agjencisë zvicerane Swiss-Contact dhe QRTK-së

2024/10/01 - 5:42

Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), agjencisë zvicerane Swiss-Contact dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QKRTK), për të biseduar për avancimin e projektit për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitje në Kalanë e Prizrenit.
Studimi i fizibilitetit ka përfunduar, ndërsa, në takimin e sotëm u diskutuan hapat e mëtejshëm për hartimin e projektit të detajuar implementues.
Marrëveshja për këtë projekt buron nga një bashkëpunim tripalësh mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe agjencisë zvicerane Swiss-Contact.
Ky projekt do ta lehtësoj qasjen në Kalanë historike, një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të qytetit.