“Ky jubile është moment i veçantë për historinë kulturore të qytetit, pasi kjo shoqëri, më e vjetra në Kosovë, ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe artit shqiptar gjatë këtyre tetë dekadave. 80 vjet pas themelimit të saj, SHKA “Agimi” vazhdon të jetë simbol i rëndësishëm i jetës kulturore të Prizrenit, që përmes muzikës, vallëzimit dhe aktiviteteve të tjera artistike, ka ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit tonë” – u shpreh Kryetari Totaj.