Në një atmosferë festive, me një program të pasur artistik, të mbushur me muzikë, valle dhe këngë korale, sonte u mbajt koncerti i kremtës së 80-vjetorit të themelimit të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Agimi”.
Koncerti ishte një festë për artin, traditën dhe kulturën shqiptare, si dhe një reflektim i rëndësishëm mbi rrugëtimin e SHKA “Agimi”, që vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit dhe kulturës prizrenase.