Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur “PrizenFest”, Shkelzen Veseli, me të cilin diskutuan për organizimin e sivjetmë të këtij festivali të veçantë, i cili ka sjellë risi në skenën tonë teatrore dhe ka kontribuar jo vetëm në pasurimin e jetës kulturore e artistike të Prizrenit, por edhe në aspektin e shtimit të turistëve gjatë “PrizrenFest”-it.