Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”

2024/11/05 - 1:23

Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Kenan Gashi, të cilët diskutuan për shumë çështje, sidomos për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët të Komunës së Prizrenit me shoqërinë civile, për transparencë dhe llogaridhënie, gjithmonë në shërbim të komunitetit.
Gjatë këtij takimi, gjithashtu, u theksua rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i cili sivjet e ka radhitur Komunën e Prizrenit në mesin e komunave me performancën më të mirë në Republikën e Kosovës sa i përket shpenzimit të buxhetit komunal në mënyrë të duhur ligjore dhe transparente.
“Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me shoqërinë civile për krijimin e shërbimeve më efikase për qytetarët e Komunës së Prizrenit” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.