Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, takuan drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit

2024/12/20 - 5:40

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot një takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit për të diskutuar për sukseset e përbashkëta të arritura gjatë vitit 2024 dhe sfidat që na presin gjatë vitit 2025.
Gjatë takimit u vlerësuan përpjekjet e shkollave në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përparimet që janë bërë, ndërsa u diskutua edhe për nevojën e avancimit të infrastrukturës shkollore  dhe mbështetjes për mësimdhënësit dhe nxënësit në vitin e ardhshëm.