Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj, së bashku me nënkryetarin Gashi morën pjesë në eventin përmbyllës “Demo Day” të kohortës së dytë të programit “Idea-to-Scale”

2024/06/21 - 5:21

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi morën pjesë në eventin përmbyllës “Demo Day” të kohortës së dytë të programit “Idea-to-Scale”, që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve prizrenas që ndihmoi në zhvillimin dhe lansimin e 11 bizneseve të reja (Start-Up) në Prizren dhe më gjerë, duke ngritur mundësitë dhe sukseset gjatë ngritjes së tyre profesionale.
Ky program implementohet nga Makerspace Innovation Center në ITP Prizren, në kuadër të Digital Transformation Center dhe përkrahet nga Komuna e Prizrenit, GIZ Kosovo dhe Swiss EP Kosovo.