Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari z. Shaqir Totaj, betohet solemnisht për udhëheqje me komunën e Prizrenit

2021/12/10 - 3:23

Në seancën inauguruese të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës, dhanë betimin kryetari, z. Shaqir Totaj dhe 37 anëtarë tjerë të kuvendit.

Pas dhënies së betimit të kuvendarëve, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i ri, z. Shaqir Totaj, i cili ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet fuqishëm për të realizuar të gjitha premtimet dhe për t’iu shërbyer denjësisht interesave të qytetareve.

Këtë mandat qeverisës, do kemi një administrate komunale transparente, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme në gjithë vendimmarrjen e saj.

Urime dhe na shkoftë mbarë