Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e tretë të rregullt më 27 janar 2022

2022/01/20 - 11:40

Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 3 paragrafit 1 pika 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenit 30 paragrafit 1 dhe nenit 35 paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, Nr. 01/011-5643, dt. 15 tetor 2008, Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi ka thirrur mbledhjen e III (tretë) të rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më: 27 janar 2022 (e enjte), në sallën e mbledhjeve të  Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 10:00.

Gjeni këtu rendin e ditës: https://kk.rks-gov.net/…/26/2022/01/shq-27-janar-2022.pdf