2010/09/24 - 12:00
Kryesuesi z. Nijazi Kryeziu, falënderoi kuvendaret për kontributin e dhënë në përcaktimin e projekteve qe do të realizohen gjatë vitit 2011/13.
Edhe këtë vit komuna jonë prioritet në realizim të projekteve i ka dhenë përmirësimit të infrastrukturës, rrugore, asaj nëntokësor dhe rregullimeve urbanistike të lagjeve te ndryshme të qytetit.
Në këtë mbledhje u votua edhe projekti i “Parkut të Biznesit”, në komunën e Prizrenit.
Me këtë park pretendohet qe të joshën investitor të ndryshëm vendor e ndërkombëtar për investime dhe në këtë mënyrë sa do pak të ndihmohet në zbutjen e pa punësisë.
Parku i biznesit, sipas analizave fillestare do mund të punësoj rreth 1500 punëtor.
Kryesuesi z. Nijazi Kryeziu, vlerësoi se buxheti i vitit 2011 do të jetë mbi 28.000.000 euro, rreth 2.000.000 euro me i lartë se vitin 2010.