Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i komunës miratoi raportin financiar – 2010 !

2011/05/26 - 12:00

Raporti financiar u elaburua nga drejtoria për ekonomi dhe financa dhe si i tillë u votua nga kuvendaret më shumicë votosh.

Z. Haziz Hodaj, shef i grupit politik opozitar, shprehu disa rezerva në disa sektor të shpenzimeve komunale dhe ishte i interesuar qe më vërejtjet e opozitës raporti të hidhej në votim nga ana e kryesuesit Kryeziu.

Për raportin diskutuan edhe shumë kuvendar nga parti të ndryshme politike qe veprojnë në kuadër të kuvendit të komunës dhe kërkuan qe raporti i vitit 2011 të jetë edhe me efikas dhe transparent në shpenzimin e parasë publike të qytetareve tanë.

Minir Krasniqi, drejtor I administratës në komunë, në mungesë të kryetarit elaboroi dhe përimtoj në detale format e shpenzimit të buxhetit të komunës dhe theksoi se jemi të gatshëm qe për çdo shpenzim te ofrojmë detaje të nevojshme për kuvendarët dhe të gjithë qytetaret tjerë të interesuar.

Kryesuesi i kuvendit z. Nijazi Kryeziu u zotua qe të gjitha praktikat më të avancuara të vendimmarrjes dhe modalitetet më transparente të shpenzimit të parasë së qytetarëve të aplikohen në komunë.