Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i komunës së Prizrenit sot mbajti mbledhjen e radhës

2010/09/17 - 12:00

Z. Nijazi Kryeziu, kryesues i kuvendit kërkoi nga të gjithë kuvendarët e komunës sonë qe të jenë në lartësinë e përgjegjësive ligjore e politike në shqyrtimin e këtij vendimi.
Seanca e sotme për mungesë forumi, për të votuar për vendimin e gjykatës Kushtetuese, vendim ky qe duhen 2/3 e votave, nuk u bë i mundur, ngase në sallën e kuvendit ishin vetëm 22 kuvendar.
I gjendur në këtë pozitë kryesuesi Kryeziu, sqaroi se opozita politike në Prizren LDKë, AAK-ë dhe LDD-ë, me bojkotin qe po i bëjnë punimeve të kuvendit, bënë qe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mos mund të votojmë sot.
Seanca e radhës e kuvendit të komunës sonë është thirrur për datën 23.09.2010.