Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i komunës të enjtën mbanë mbledhjen e radhës

2020/06/29 - 6:18

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit thërret mbledhjen e II (dytë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 2 korrik 2020 (e enjte) në sallën për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/06/Sh.-Rend-dite-Kuvendi.pdf

Ndërsa në bazë të nenit 52 paragrafit 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 59 paragrafit 1 të Statutit të Komunës së Prizrenit, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më 30 qershor 2020 (e martë),në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për mbledhjen e KPF-së e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/06/Sh.-rend-dite-KPF.pdf