Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi unanimisht votoi z. Stjepan Mesiq “ Qytetar Nderi” i Prizrenit

2022/05/20 - 7:58

Kuvendi Komunal, votoi sot, unanimisht, në një seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e ish presidentit të Kroacisë, shkëlqësisë së tij, Stjepan Mesiq, Qytetar Nderi të Prizrenit.

Kjo seancë u thirr nga Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili propozoi shpalljen e z. Stjepan Mesiq Qytetar Nderi, me iniciativë të kuvendarit Karanfil Haxhillari.

Stjepan “Stipe” Mesiq, është politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Para se të shërbejë dy mandate pesë-vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë (maj-gusht 1990) pas zgjedhjeve të para shumë-partiake, president i fundit i presidencës së Jugosllavisë (1991) si dhe kryetar i parlamentit kroat (1992–1994). Mesiq është mik i Kosovës dhe, tashmë, Qytetar Nderi i Prizrenit.