Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet debati publik me qytetarët

2010/06/17 - 12:00

Debat-me-qytetare-006---.jpgTemë e debatit ishte raporti i punës së kryetarit të komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti kalendarik 2010.

Kryetari i komunës, elaboroi të gjitha aktivitetet dhe projektet e realizuar në këtë periudhë kohore dhe theksoi se të gjitha projektet janë përcjellur me kujdes nga komisione profesionale gjatë realizimit të punimeve.

Të gjitha projektet e parapara për realizim gjatë kësaj periudhe janë arritur, madje në disa sektor apo drejtori komunale i kemi tejkaluar para planifikimet, falë bashkëpunimit të qytetarëve me komunën, në realizim të projekteve.

Në këtë debat referuan edhe disa drejtor si ai i shërbimeve publike, urbanizmit, bujqësisë,etj..

Qytetarët e pranishëm në debat, falënderuan kryetarin Muja, për angazhimet e treguara në realizim të projekteve të shumta dhe për përkujdesjen e treguar ndaj qytetarëve dhe shtruan edhe disa pyetje si:

Gazmend Thaçi pyeti për asfaltimin e rrugës qe lidh lagjen “Dardania 2”, me fshatin Lugishtë

Veli Dakaj u interesua për planifikimet urbanistike në fshatrat e komunës sonë.

Refki Elshani, pyeti për investimet e ardhshme në fshatin Piranë etj…

Të gjitha pyetjet e qytetarëve morën përgjigje adekuate nga kryetari i komunës dhe drejtorët përkatës.

Debatin publik e udhëhoqi shefi i zyrës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun z. Ymer Berisha.