Mbahet mbledhja e gjatë e KKSB për vitin 2024
2024/12/18 - 5:32
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.
Fillimisht, Kryetari Totaj i falënderoi banorët e Komunës sonë për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren.
Gjatë këtij takimi, Policia e Kosovës informoi lidhur me vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit, për periudhën gusht – dhjetor; Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informoi lidhur me trajtimin e qenve endacakë dhe masat preventive; Diskutim për strategjinë për sigurinë në institucionet edukative arsimore në Komunën e Prizrenit; Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale informoi lidhur me trajtimin e lëmoshë kërkuesve (fëmijë të keqpërdorur si lypsarë në rrugë) – masat preventive të ndërmarra dhe rekomandimet si dhe sugjerimet nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse, për vitin 2024.