Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Prizrenit
2024/11/15 - 5:38
Kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit dhe monitoruesve e mediave, më 13 nëntor 2024 u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
2. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e pagave dhe meditjeve në Komunën e Prizrenit për dy muajt e fundit të vitit 2024;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për dhënien e dekoratave nga komuna e Prizrenit;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i planit lokal të veprimit për barazinë gjinore (2024-2026);
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.001/011-95083 të datës 18.07.2024;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 të dt. 27 janar 2022, sipas Rekomandimit të Komitetit për Komunitete;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-planit Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2027;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimin për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm ‘’Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit’’ sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit;
Ndërsa, u shqyrtuan dhe diskutuan këto pika të cilat i ka rekomanduar Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
1. Raporti financiar janar – qershor dhe janar – shtator 2024;
2. Raporti i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit për periudhën gusht 2023- qershor 2024;
3. Informatë rreth përfundimit të vitit shkollor 2023/2024 dhe informatë rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025;
4. Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Prizrenit për vitin 2023 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për vitin 2023;
5. Informatë rreth raportit të punës të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB), për periudhën janar-gusht 2024;
6. Raporti i Performancës Komunale për Komunën e Prizrenit, për vitin 2023.