Republika e Kosoves

Prizren

Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

2024/12/20 - 5:36

Kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit dhe monitoruesve e mediave, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 31 tetor 2024 (mbledhje e rregullt) dhe 13 nëntor 2024 (mbledhje e rregullt);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin paraprak të listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2025;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të objektit pronë komunale për raste të veçanta;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2025.
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e raportit të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore 2024-2026;
9. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimin për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit, sipas kërkesës së MMPHI-së.
Anëtarët e Kuvendit propozuan dhe votuan që pika “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik (Deponi e Mbeturinave)” të hiqet nga rendi i ditës, ndërsa, pika “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik (Qendër Rekreative Sportive)” iu shtua rendit të ditës, u shqyrtua dhe miratua.